INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione në bashkinë e Devollit, reagon Basha: Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur, por nesër...

Tensione në bashkinë e Devollit, reagon Basha: Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur, por nesër...

Publikuar më: 10:16 29-07-2019

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ka reaguar për situatën e tensionuar në Bashkinë e Devollit.

Që në orët e para të mëngjesit mbështetësit e opozitës u grumbulluan para bashkisë Devoll në mbështetje të ish kreut të saj, Bledion Nallbati, i cili mbërriti në bashki, bashkë me administratën.

Por aty gjeti godinën të rrethuar nga forcat e policisë dhe forcat speciale brenda dhe jashtë ndërtesës.

Basha përmes një postimi në Facebook shkruan se pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale kundër vullnetit të popullit. Sipas tij, ky regjim kriminal e plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.

“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij. Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312