INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension tek Bregu Lumit, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, qëllojnë policinë me gurë

Tension tek Bregu Lumit, banorët kundërshtojnë prishjen e banesave, qëllojnë policinë me gurë

Publikuar më: 12:08 08-04-2019

Banorë të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri kanë dalë sot në protestë.

Banorët po përplasen me policinë me gurë e lopata për të ndaluar shembjen e banesave të tyre.

Ndërkohë protestës së banorëve iu janë bashkuar ish deputetët Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu.

Bëhet me dije se disa të rinj nga tarraca e një banese gjuajnë gur policinë.

Banorët shprehen për Oranews se nuk janë kundër projektit por kërkojnë kompensim të drejtë për pronat që do i shemben.

bregu_i_lumit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324