INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension mes dy djemve, ja deklarata e fortë e Sindit: Ndjenjat i kam tek Murati, por më plotëson Elvisi

Tension mes dy djemve, ja deklarata e fortë e Sindit: Ndjenjat i kam tek Murati, por më plotëson Elvisi

Publikuar më: 23:25 09-03-2021

Sindi është ende në mëdyshje se cili prej dy djemve që kanë shprehur pëlqim për të ia vlen për të qenë partneri i saj.

Ajo ka pasur takimin e katërt me Muratin, të cilit i ka shprehur disa herë se ka ndjenja për të. Nga ana tjetër, thotë se partneri që e plotëson është Elvisi.

Kjo ka nxitur reagimin e Elvisin, i cili ka treguar se në prapaskena i jep përqafime vazhdimisht dhe këto i tregojnë pëlqimin që ka për këtë. Ndërsa Murati, i cili është më i ftohtë u ngrit për t’i dhuruar një puthje në faqe Sindit për t’i treguar pëlqimin që ka ndaj saj.

Ndërkohë Murati ka reaguar ndaj Sindit duke thënë se nuk është e afërt ndaj tij në prapaskena.

Por në takimin me të, Sindi ka zbuluar se ka qenë në kafene me djemtë e tjerë kur ka shkuar dhe e ka puthur në faqe.

Murati: Sindi, ti kur vjen nuk thua as mirëmëngjes.

Sindi: Unë nuk them mirëmëngjes? Unë kam ardhur dhe të kam thënë si nuk më takon dhe ti as nuk je cuar të më takosh.

Murati: Po aty kanë qenë gjithë cunat.

Sindi: Po por unë erdha të të takoj ty. Të kam puthur në faqe.

Article Logic
Execution time: 0.0040130615234375