INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tendencat e Make Up-it  për sezonin vjeshtë/dimër 2016-2017

Tendencat e Make Up-it për sezonin vjeshtë/dimër 2016-2017

Publikuar më: 18:19 01-10-2016

1. Chanel Le Rouge

Kur flasim për te reja ne make up nuk mund te mos mendojmë për firmën e famshme Chanel. Maison franceze sugjeron për këtë sezon një koleksion shume sensual qe frymëzohet nga ngjyra e kuqe. Koleksioni Chanel Le Rouge përfaqësohet me aktoren Kristen Stewart. Ky koleksion përfshin një game te gjere produktesh.

2. Dior Skyline

Koleksioni i ri Dior Skyline frymëzohet nga një nder trendët me te mëdhenj te make up-it për vjeshtë/dimër 2016-17 siç janë buzët ne stilin gotik. Brandi propozon një koleksion ngjyra te theksuara duke marre frymëzim nga vitet 20'. Nder produktet me interesante janë buzëkuqet e erret shume sensual.

3. Orchid nga Tom Ford.

Koleksioni make up-it Orchid nga Tom Ford frymëzohet nga dy parfume shume te njohura te firmës, Black Orchid dhe Velvet Orchid, koleksioni bie ne sy për mënyrën misterioze qe është krijuar. Edhe ne këtë koleksion ngjyrat e buzëkuqit dhe te toneve te syve janë te erret dhe te theksuar.

4. Kiko Neo Noir

Kiko lancon serish një koleksion limited edition. Midis smokey eyes te sofistikuar dhe buze ne ngjyre te theksuar. Koleksioni i ri Neo Noir spikat fillimisht për tonet e syve me përbërje kremoze dhe me ngjyra te forta dhe për buzëkuqet e rinj.

Article Logic
Execution time: 0.0023608207702637