INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teksa ne po ''shkrihemi'' nga vapa, një pjesë tjetër e botës po ''ngrin'' [FOTO]

Teksa ne po ''shkrihemi'' nga vapa, një pjesë tjetër e botës po ''ngrin'' [FOTO]

Publikuar më: 10:03 01-07-2019

Shqipëria dhe jo vetëm po gjithë Europa po përvëlohet, në anën tjetër të botës në gjashtë zona periferike në qytetin meksikan të Guadalajaras gjithçka ka ngrirë. Të gjitha zonat janë lënë të mbuluara nga një shtresë e trashë akulli pas një stuhie të madhe breshëri.
Akulli është afro 1.5m i trashë dhe në vende të ndryshme disa makina janë zhytur në të. Zyrtarët lokal gjithashtu raportuan për përmbytje dhe pemë të rëna, por për fat nuk ka njoftime për njerëz të dëmtuar. Qyteti që deri pak ditë më parë po përvëlohej, tani po vuan nga ngricat.
Kjo nuk është herë e parë Guadalajaras të jetë goditur nga breshëri. Autoritetet thonë se 200 shtëpi janë dëmtuar dhe dhjetëra automjete kanë dalë në qytet dhe në rrethinat përrethpër të pastruar rrugë. Sipas AFFP, guvernatori i shtetit Enrique Alfaro e përshkroi këtë paranoraë si të pabesueshme dhe shtoi se tanimë nuk ka më vlerë të pyesin nëse kjo po ndodh ngrohja globale dhe ndryshimi i klimës.

deee.jpg

deb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003803014755249