INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Teatri’, mazhoranca voton pro futjes në kalendar të ligjit, Vokshi: Puç kushtetues

‘Teatri’, mazhoranca voton pro futjes në kalendar të ligjit, Vokshi: Puç kushtetues

Publikuar më: 18:15 28-06-2018

Është shoqëruar me debate projekt-ligji për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mazhoranca ka votuar me 74 vota pro futjen në kalendar të projektit që i hap vendimit për ndërtimin e një Teatri të ri.

Mazhoranca ka kërkuar që të fusë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Teatrin Kombëtar, çka është kundërshtuar me forcë nga opozita.

Gjatë fjalës së saj deputetja e PD-së Albana Vokshi u shpreh se prona publike po vidhet dhe po i jepet privatit.

Sipas saj ndërsa shqiptarët prisnin hapjen e negociatave Rama përgatiste vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e 205 milionë eurove.

“Prona publike po vidhet dhe po i jepet privatit. Kur shqiptarët prisnin hapjen e negociatave, Rama përgatiste vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e 205 milionë eurove. Rama po zhduk historinë, po zhduk teatrin , Kinematë, Bibliotekën Kombëtare.”, tha Vokshi.

“Mos u bëni pis, mos e votoni. Mos u bëni palë me krimin si kryeministri. Ky akt është akt antikushtetues. Rama ka bllokuar funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese që me akte të tilla të grabisë prona publike. I bëri thirrje qytetarëve dhe grupeve të interesit të protestojnë. Duhet barrikadë njerëzore që të ndalet ky puç kushtetues”, theksoi Vokshi.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se mazhoranca kërkoi të vjedhë 205 milionë euro me një dorë, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar.

“Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat paqes sociale në vend”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486