INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Teatri i Rrugës nëpër Shqipëri ‘’pushton’’ tetë qytete! Mesazhe pa fjalë…[VIDEO]

Publikuar më: 11:02 21-10-2018

Të rinjtë e qyteteve kryesore të vendit kanë mbajtur teatro nëpër rrugë. Ky zhanër i veçantë nuk është shumë i njohur në vendin tonë. Synimi i tyre është të nxisin pjesëmarrjen e komunitetit në vendimmarrjen lokale nëpërmjet artit. Ata kanë interpretuar pa fjalë dhe përmes gjuhës së trupit kanë dhënë mesazhe të rëndësishme, që vota mos shitet apo mos paguajnë para nën dorë për shërbime publike.

Teatri i Rrugës nëpër Shqipëri është një inisiativë që synon jo thjesht dhe vetëm argëtimin e qytetarëve, por edhe ndërgjegjësimin e tyre për përgjegjësitë që duhet të ndërmarrin në komunitetet ku jetojnë.

Nëpërmjet pjesëve artistike, të rinjtë sjellin problematikat që shqetësojnë komunitetet e qytetarëve për t’i shkundin ata nga përgjumja dhe t’i nxisin të ngrejnë zërin për hallet që i shqetësojnë çdo ditë dhe që nuk gjejnë zgjidhje nga drejtuesit e institucioneve.

Me qindra qytetarë kanë ndjekur me interes mbrëmjet e Teatrit të Rrugës nëpër qendrat e qyteteve. Ata kanë duartrokitur talentin e të rinjve dhe janë solidarizuar me temat e trajtuara.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268