INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TË ZHDUKURIT NË VLORË/ Publikohen EMRAT, kush janë 23 personat që nuk dihet se...

TË ZHDUKURIT NË VLORË/ Publikohen EMRAT, kush janë 23 personat që nuk dihet se...

Publikuar më: 15:02 05-12-2018

Zhdukja e të rinjve, biznesmenëve, emigrantëve apo peshkatarëvenë Vlorë, bëri bujë me medie. Rastet e tyre janë duke u hetuar nga Prokuroria e këtij rrethi. Sipas policisë, në total janë 23 persona të cilët rezultojnë të zhdukur.

Prokuroria e Vlorës ka bërë të ditur listën me 22 prej personave të zhdukur që nga viti 2015 e deri në 2018. Por, sipas burimeve nga Akuza, ka procedim penal vetëm për 4 çështje, pasi janë gjetur elementë të veprës penale. Grupi hetimor ka dyshime se zhdukja e disa prej tyre ka ardhur për larje hesapesh apo hakmarrje për çështje që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme, kryesisht drogën. Ndërkohë policia bën të ditur se nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë vrarë, por për sa kohë nuk ka trupa të zbuluar këta persona konsiderohen të zhdukur.

• Albano Haskaj, i larguar me 07.09.2016
• Aldo Likaj, i larguar me 04.10. 2016
• Leonard Mehmeti (nani) larguar me 21.11.2016
• Elidon Ferrataj, larguar me 29.11.2016
• Adrian Jaho, larguar me 03.07.2017
• Ariseldo Maze, larguar 03.07.2017
• Besho Mahmutaj, denoncuar ne 2017
• Gjergji Kokoshari, larguar me 20.03.2017
• Lavdosh Sinanaj, denoncuar ne 2017
• Marjo Metushi, larguar me 16.06.2017
• Majlinda Koçi, larguar me 05.03.2018
• Shpresa Boka, larguar me 2018
• Shpetim Pasha, larguar ne 2015
• Teuta Pasha, larguar ne 2015
• Saimir Pashaj larguar me 02.11.2018
• Albano Xhaferri, larguar me 18.06.2018
• Ervis Troqe, larguar me 17.07.2018
• Fatos Sulaj, larguar me 01.06.2018
• Gentian Çollaku, denoncuar ne 2018
• Ksandro Imeraj larguar 02.02.2018
• Edmond Durmishi, i larguar nga spitali psikiatrik, i rikthyer / Eduard Habibi, larguar me 19.05.2018, i rikthyer.

Disa prej emrave të bërë publik nga të afërmit e tyre janë zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjec dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze 28 vjec. Ksandro Imeraj 32 vjec është një tjetër i ri, zhdukja e të cilit u denoncua nga të afërmit nëpërmjet medies. Mes të shpallurve të larguar nga banesa është edhe Gentian Collaku, i shpallur në kërkim për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Policia e ka referuar rastin në prokurori, por dyshohet se humbja e kontakteve të tij me familjarët është për shkak të tentativës për t’ju shmangur dënimit.

Sipas të dhënave nga policia, katër prej të zhdukurve kanë humbur në det, në tentativë për të transportuar lëndë narkotike në Itali. 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze, për disa prej të cilëve dyshohet se mund të jenë vrarë. Vetëm gjatë këtij viti janë 13 denoncime për të zhdukur në Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041