Kushtet që Mbappe i kishte vendosur ekipit të PSG-së shtoi edhe më shumë kuriozitetin e gazetarëve për kushtet e lojtarëve të tjerë në klub.
Nga një dokumentar i “France 2” u zbuluan disa fakte interesante. Neymar Jr. merr një pagesë ekstra prej 375 mijë eurosh dhe kjo për shkuarjen dhe duartrokitjen e tifozëve. Këto para janë bonuse që lojtari merr për sjelljen e tij të mirë dhe përveç kujdesit ndaj tifozëve përfshin edhe sjelljen etike të lojtarit.
Gjithashtu këto para përfshijnë edhe sjelljen shembullore ndaj partnerëve, kundërshtarëve, gjyqtarëve dhe delegatëve zyrtarë; përpikmëria dhe kujdesi në të gjithë stërvitjen; mosvënia e basteve në lidhje me garat, në të cilat merr pjesë klubi, apo respektimi i zotimeve të lojtarëve ndaj mediave.