INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë në Tiranë, terrorizohen banorët

Të shtëna me armë në Tiranë, terrorizohen banorët

Publikuar më: 10:25 10-08-2016

Banorët e rrugës Sadik Petrela në kryeqytet janë shokuar që në orët e para të mëngjesit. L. Kaçaniku ka shtënë me armë drejt tre vëllezërve, por për fat plumbi s’ka kapur asnjë prej tyre. Policia raporton se 35 vjeçari ka shtënë dy herë dhe ka tentuar ti vrasë ata.
Policia ka arrestuar menjëherë Leonard Kaçanikun të cilit iu sekuestura dhe arma pistoletë “Bereta” si dhe ka nisur hetimet për zbarjen e motiveve të kësaj ngjarje. Sipas dëshmive të mbledhura nga policia, shkak i konfliktit dyshohet të jenë motivet e dobëta. Autori i të shëntave, punon si taksit i paliçencuar janë tre vëllezërit tregtarë mobiljesh. Shkak u bë bllokimi i rrugës nga ana e autorit të të shtënave dhe konflikti denegjeroi deri në shkrehje armësh.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932