INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë në qendër të Brukselit, dy të plagosur

Të shtëna me armë në qendër të Brukselit, dy të plagosur

Publikuar më: 15:26 16-09-2018

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë mëngjesin e së dielës në Bruksel. Të shtënat u regjistruan rreth orës 09:39 pranë një lokali në rrugën Croix de Fer, që ndodhet vetëm disa minuta larg nga Pallati Mbretëror, Muzeu i Arteve të Bukura dhe Dhoma e Përfaqësuesve. Njëri nga të plagosurit u qëllua në këmbë ndërsa tjetri u godit nga një xham i thyer. Të dy u dërguan në spital. Rreth 5 ose 6 persona mendohet se janë përgjegjës për ngjarjen. Ata u larguan me makinë dhe janë ende në kërkim nga policia. Ndërkohë po kryhen hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0037031173706055