INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shtëna me armë në Fier, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë në Fier, raportohet për të plagosur

Publikuar më: 21:55 14-04-2018

Të shtëna me armë kanë tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ndërsa deri tani raportohet për një të plagosur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur pranë shtëpisë së ish-oficerëve në qendër të qytetit.

Të shtënat me armë zjarri kanë ardhur nga rruga drejt një pike bastesh pranë Prefekturës së këtij qyteti, tej lagjja "11 janari".

Deri tani thuhet se ka pasur tre të shtëna ndërsa një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për në spital.

Gjendja e tij mësohet se nuk është e mirë ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775