INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të shpëtosh nga ishemia, ha domate…

Të shpëtosh nga ishemia, ha domate…

Publikuar më: 09:33 24-07-2016

Goditja në tru ose ishemia mund të parandalohet duke konsumuar rregullisht domate. Studiuesit  Finlandezë thonë se domatet mund të përgjysmojë rrezikun për goditjet në tru.
Sipas studimeve të realizuara muaj më parë efekti i domates është më i mirë në rastin e ishemisë cerebrale, kur truri nuk arrin të furnizohet me gjak mjaftueshëm, efekti i domates ka ulur 60% rrezikun e sëmundjes.
Efekti i domates në mbrojtje nga problemi i qarkullimit të gjakut në tru, gjendet tek likapeni, substancës e cila i jep ngjyrën e kuqe domates.
Domatet janë të pasura edhe me antioksidantë të cilet po ashtu ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
Dhjetë kokrra domate në javë ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet me 60 për qind.
Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates.
Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe “ketch up” largon kolesterolin e keq në organizëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996