INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të sëmurët në pikë të hallit, duhet të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime

Të sëmurët në pikë të hallit, duhet të paguajnë ryshfet për të marrë shërbime

Publikuar më: 09:28 11-07-2018

Të sëmurët në Shqipëri e kanë të pamundur të marrin shërbime shëndetësore po nuk dhanë para nën dorë. Sipas një analize të financuar nga Komisioni Europian gati gjysma e shqiptarëve japin ryshfet tek mjekët. Kjo është shifra më e lartë në rajon, kur në vendet e tjera, përqindja e qytetarëve që paguajnë para nën dorë për të marrë shërbim shëndetësor është 4 herë më e ulët.

Raporti citon dhe disa qytetarë: “Kështu funksionon sistemi, nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Qofsh me kartë identiteti e me kartë shëndeti, po nuk i dhe lekë të terrorizojnë mendërisht. E pikërisht kjo është e keqja, pasi detyrohen pacientët të japin lekë, sepse përndryshe mjeku nuk të sheh me sy ose të lë mënjanë”, thotë një qytetar.
“Prapë, me çfarëdolloj mënyre ta kërkojnë lekun, është e padiskutueshme. Nuk hiqet ky mikrob”, shton një tjetër.
“Ajo dihet që duhet të paguash se s’bën. Po nuk pagove, të bën një raport e të përcjell”, thotë një pacient.
Por shëndetësia nuk është shërbimi i vetëm, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë nën dorë. Sipas të dhënave të publikuara në Barometrin e Ballkanit, Shqipëria rezulton vendi i parë në rajon për korrupsion edhe në sektorë të tjerë.
Shqiptarët paguajnë ryshfet edhe nëpër gjykatat, në polici, në tatime, por edhe për shkollim.

Article Logic
Execution time: 0.0028009414672852