INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Të ruash tatuazhet e të vdekurve”, ideja e çuditshme për të kujtuar familjarët [FOTO]

“Të ruash tatuazhet e të vdekurve”, ideja e çuditshme për të kujtuar familjarët [FOTO]

Publikuar më: 16:29 05-09-2019

Ka shumë mënyra për të kujtuar të afërmit apo miqtë që janë ndarë nga jeta.

Disa zgjedhin të mbajnë hirin e tyre në shtëpi ndërsa disa të tjerë preferojnë të shkojnë në varreza.

Por prej vitesh ka edhe një mënyrë shumë të veçantë dhe të çuditshme, të ruash tatuazhin e personit që ka vdekur dhe ta transformosh atë në një pikturë.

Ideja lindi rastësisht duke pirë një pije por sot po korr sukses.

Michael Sherwood së bashku me djalin ishin duke pirë me disa miq kur nisën të flisnin për tatuazhe dhe kuptimin që ka për secilin person.

Projekti tashmë ka edhe një emër “Të ruaj Bojën time përgjithmonë”.

Ata u ofrojnë klientëve mundësinë të konservojnë pjesë të lëkurës ku personi i vdekur ka patur tatuazh.

Dhe më pas ata e vendosin në një kornizë. Procesi zgjat rreth katër muaj, nis me heqjen e pjesës së tatuazhit 72 orë pasi personi ka vdekur.

Më pas punohet mbi lëkurën e marrë në mënyrë që të ruhet pa patur nevojë për mirëmbajtje.

t3.PNG

t2.PNG

t1.PNG

tatu.PNG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003788948059082