INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të riut nga Fieri që shpëtoi binjaket i shpërblehet e mira...

Të riut nga Fieri që shpëtoi binjaket i shpërblehet e mira...

Publikuar më: 15:59 17-08-2018

I riu Admir Murataj që shpëtoi 2 vajzat, të cilat për pak mund të ishin mbytur dhunshëm nga e ëma, në lumë në Fier, ka marrë një shpërblim të merituar nga Kryebashkiaku, Armando Subashi. Atij Bashkia e Fierit i dha një çertifikatë mirënjohje për aktin human dhe i siguroi një vend pune. 

Murataj, i cili hyri në lum dhe u shpëtoi jetën dy vajzave të Rudina Kishtës ditët e fundit po shihet si një hero. Ai për mediat me modesti tha se nuk e sheh veten si të tillë dhe se çdo njeri do kishte ndaluar një akt të tillë të rëndë. Murataj ishte i papunë edhe pse aplikonte kërkonte shpesh s'ja kish dalë dot. Për shkak të mërzisë e kalimit të kohës shkonte në lumë për të peshkuar. Po për fat më mirë u gjend në momentin e duhur në vendin e duhur për të shpëtuar jetën e 6 vjeçareve binjake.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719