INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë e opozitës protestojnë për largimin e ministrit Xhafaj, shfaqin “NARCOS” në versionin shqiptar [VIDEO]

Të rinjtë e opozitës protestojnë për largimin e ministrit Xhafaj, shfaqin “NARCOS” në versionin shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 20:22 30-05-2018

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim mbajtën një tjetër protestë para ministrisë së Brendshme. Pas procedimit penal për shkak të protestës së shkuar të rinjtë shfaqën filmin "Narcos" me famëkeqin Pablo Eskobar, por në një version të ri, me qeverinë e Rilindjes.

“Burg burg burg”, “Qeveria e drogës” dhe “Rama ik” ishin thirrjet e të rinjve dhe qytetarëve që iu bashkuan protestës së pasdites.

“Tani edhe policia e shtetit do të ketë mundësi të shohë se për cilat klane punon sot”, tha kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, teksa shfaqej video.

Sipas tij të kërkosh leje tek kriminelët për të protestuar kundër tyre është komplet qesharake.

"Është standardi i kësaj qeverie që qytetarët që protestojnë shkojnë në burg e kriminelët promovohen në qeveri e parlament.

Edi Ramën e siguroj se sot më shumë se kurrë, FRPD do të qëndrojë përballë tij pa asnjë hezitim", tha Këlliçi.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439