INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinj

Të rinj "të thinjur"....Pse shfaqen?

Publikuar më: 14:23 05-02-2016

Edhe pse thinjat janë një prej shënjave të “pleqërisë”, ka shumë raste, që sheh dhe të rinj të thinjur. E mjekët kanë një sqarim dhe për këtë…
Flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut. Zakonisht thinjat e para nisin të shfaqen pas të 30-ave, por disa persona mund të shohin flokët e parë të bardhë edhe në të 20-at.
Mosha e shfaqjes së thinjave të para është e lidhur fort me dy faktorë kryesorë: raca (njerëzit që i përkasin racës kaukaziane thinjen më shpejt se aziatikët dhe afrikano-amerikanët) dhe gjenetika (nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe ju mund të keni të njëjtin fat).
Por nëse shikoni flokët e parë të bardhë relativisht herët, arsyet mund të jenë edhe të tjera.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre të parakohshme mund të jenë dhe të jashtëm si duhanpirja edhe ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).
Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jenë shenjë e një sëmundjeje që njihet dhe si një sindromë e lëkurës që shkakton humbjen e pigmentimit dhe një lloj i anemisë kur trupi ka vështirësi në përthithjen e vitaminës B12 apo dhe nga probleme që kanë të bëjnë me gjëndrat e pështymës ose me tiroidet.

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004