INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të punosh jashtë vendit! Gati gjysma e shqiptarëve thonë po...

Të punosh jashtë vendit! Gati gjysma e shqiptarëve thonë po...

Publikuar më: 09:32 10-07-2018

Një sondazh, që është kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në kuadër të Barometrit të Opinionit Publik në vendet e Ballkanit ka arritur në konkluzonin se afro 43% e shqiptarëve duan të ikin jashtë vendit. Dhe pjesa më e madhe e atyre që duan të ikin janë të kualifikuar, pra me arsim të lartë. “Tregjet e huaja të punës vazhdojnë të konkurrojnë fuqishëm me ato vendase, veçanërisht në disa ekonomi, si Kosova dhe Shqipëria, si dhe për individët më të rinj dhe më të kualifikuar. Punëtorët më me pak aftësi kanë më shumë gjasa të kenë një nxitje më të fortë për të lëvizur, duke pasur parasysh mundësitë e tyre të punësimit të kufizuar në shtëpi, por ata nuk kanë gjasa të sigurojnë punësim jashtë vendit, të paktën jo pa fituar aftësi të reja. Kjo reflektohet në numrin relativisht të ulët të punëtorëve të pakualifikuar që thonë se marrin në konsideratë lëvizjen jashtë vendit”, thekson raporti.

Jo vetëm shqiptarët, por dhe banorët e shteteve të tjera të Ballkanit janë të prirur të largohen nga vendi i tyre. Në rajon parët janë shtetasit e Kosovës, me 48% që janë përgjigjur se do të merrnin në konsideratë që të largoheshin apo punonin jashtë vendit. E në fakt kjo lidhet disi dhe me traditën e kosovarëve. Më pas, vjen Bosnja dhe Hercegovina, me një përqindje të përafërt me Shqipërinë 44%. Më pak të prirur të largohen janë maqedonasit dhe serbët, përkatësisht me 39% dhe 32% të të anketuarve.

 

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377