INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të përjetosh thellësinë e oqeanit, sa kushton nata nënujore [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:05 03-11-2018

Shumë prej jush me siguri pëlqeni thellësinë e oqeanit Indian E ndoshta do të pëlqenit të qëndroni edhe më shumë nën ujë për të parë se çfarë ndodh me botën nënujore.

Ju mund ta bëni një gjë të tillë, por në Maldive ku është hapur hoteli i parë në botë nënujor.

Ju rrini, flini ndërsa pamja juaj do të jetë thellësia e oqeanit dhe gjallesat nënujore që ju përshëndesin.

E nëse keni ndërmend të përjetoni një eksperiencë të tillë duhet të keni xhepat plot pasi një natë në këtë hotel kushton plot 50.000 $.

Ju mund të shëtisni në të gjithë kompleksin duke ndjerë thellësinë e oqeanit.

Klientët do të gjejnë dhoma gjumi, banjë, palestër, kuzhinë, bar dhe një dhomë ngrënie me një kuvertë që përballet me drejtimin e perëndimit të diellit.

Në anën e kundërt të vilës ulet një kuvertë relaksuese që ndeshet me drejtimin e lindjes së diellit dhe një pishinë

"Të shtyrë nga frymëzimi ynë për të ofruar përvoja të reja dhe transformuese për udhëtarët tanë globalë, rezidenca e parë nënujore e botës inkurajon të ftuarit për të eksploruar Maldivet nga një perspektivë tërësisht e re nën sipërfaqen e detit ,” u shpreh Ahmeed Saleem, projektuesi kryesor i ndërtesës.

 2.PNG

1.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609