Majk ka qenë i ftuari i radhës në “Zemër Luana”, ku edhe ka bërë disa deklarata mjaft të forta, ose të paktën kështu u interpretuan nga publiku. Teksa ka qenë në sfidën e “Paintball”, ai qëlloi foton e Don Xhonit duke thënë se “duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap-i”.
Mirëpo, së fundmi vetë Majk ka postuar një foto ku shfaqet pranë Don Xhonit.
Majk shkruan: “Asgjë veç dashurisë dhe respektit boki”.
Më pas të njëjtën foton e ka publikuar edhe vetë Don Xhoni.
Epo mesa duket nuk ka asgjë për t’u alarmuar pasi dy reperët janë kolegë e miq të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë probleme.