INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të lindurit para kohe. Janë po aq të talentuar sa edhe njerëzit e tjerë [VIDEO]

Publikuar më: 15:56 26-06-2017

Fëmijët e lindur para kohe janë po aq të talentuar edhe tregojnë aftësi në të mësuar po aq sa edhe bashkëmoshatarët e tyre.  Një studim amerikan ka dal në këtë rezultat duke bërë të qartë se, frika e prindërve se foshnjat e lindura para kohe mund të jenë në disavantazh me fëmijët e tjerë janë të pabazuara. Studiuesit ndoqën ecurinë e më shumë se 1.3 milion fëmijëve. Ata zbuluan se ata që kishin lindur më herët nuk ishin në një disavantazh të rëndësishëm krahasuar me kolegët e tyre. Dy në tre të lindur midis javës së 23 ose 24 të shtatzënisë ishin gati për të shkuar në kopsht rreth moshës pesë vjeçare, dhe pothuajse 2 për qind e tyre fituan statusin e "të talentuarit". Fëmijët e lindur në mes të javës së 25 dhe 28 performuan vetëm pak më keq se sa homologët e tyre të të lindur në kohën e plotë në rreth 40 javë. Kur gjatësia e shtatzënisë u rrit pas 28 javësh, rezultatet e provës treguan se në moshën ndërmjet 11 dhe 14 vjeç dallimet mes fëmijëve u bënë të papërfillshme.  Sipas studiuesve shumica e foshnjave të lindura në mesin e javës së 23 dhe 24 ende tregojnë një shkallë të lartë të funksionimit kognitiv në fillim të kopshtit dhe gjatë gjithë shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221