INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të lidhur nga gjaku dhe profesioni. Ja cilët janë lidhjet fisnore mes vip-ave të showbizzit shqiptarë[FOTO]

Të lidhur nga gjaku dhe profesioni. Ja cilët janë lidhjet fisnore mes vip-ave të showbizzit shqiptarë[FOTO]

Publikuar më: 10:13 09-11-2017

Ajo që thonë teoritë e psikologjisë, se ambienti ku rritemi ndikon shumë në zgjedhjet tona, vërtetohet kur shikojmë se dy motra, dy kushërinj apo dy të afërm zgjedhin të njëjtën fushë të spektaklit.

Këta të famshëm shqiptarë mund të kenë personalitetin dhe stilin e vet në skenë, por jashtë saj njihen shumë mirë, mund ta kenë parë njëri-tjetrin duke luajtur në baltë, por edhe duke kënduar apo prezantuar bashkë në koncertet e lagjes.

Ja cilët janë kushërinjtë e skenës shqiptare:

Kushërinjtë Hadërgjonaj dhe Ramosaj

dmnbo.jpg

Mamaja e Beatriks dhe Alban Ramosajt është motra e Albërie Hadërgjonajt, mamasë së Anxhelinës, e cila publikoi disa këngë përpara se të nisej për në SHBA, ku këndon dhe po përpiqet të hyjë në industrinë e muzikës.

cmvo_dfo.jpg

Kurse Argjentina Ramosaj është vajza e vëllait të Albëries. Kanë qenë mjaft të lidhur dhe në gusht të 2011-ës Anxhelina, Beatriksi dhe Argjentina dhanë bashkë një intervistë dhe pozuan për kopertinën e “Anabel”, dhe u shprehën se kur ishin të vogla, prindërit ua blenin veshjet njësoj që të mos krijoheshin konikte.

rgnjvo.jpg

 

Kushërirat Ronela Hajati dhe Evi Reçi

zdfhae_we.jpg

Pak e dinin që Ronela Hajati dhe Evi Reçi janë kushërira. Këtë e zbuloi Ronela, ndërsa promovonte në Instagram këngën e kushërirës së saj tek “Kënga Magjike”.

jr_gwg.jpg

Përveçse këndon, Evi është gazetare në kohë të plotë dhe punon për “la Repubblica” në Itali, ndërsa Ronela është e bija e një prej ish-drejtuesve më të njohur të TVSH-së, Marash Hajati.

 

Morena Tarakau dhe Gjiko

p_sgdj.jpg

Ish-Miss Kosova dhe reperi paskëshin qenë kushërinj gjatë gjithë kësaj kohe! Pra e paskan muzikën në gjak, pra për këtë edhe Morena bën ç’bën, e nxjerr ndonjë këngë.

Këtë e zbuloi vetë Morena, kur e përgëzoi kushëririn e saj për këngën e re duke i shkruar në Instastory: “Bravo kushëri!”.

Kur postuan një foto bashkë vitin e shkuar, mediat spekuluan se ishin në një lidhje. Por jo, ata qenkan thjesht kushërinj.

 

Xhemi Shehu dhe Ermira Çausholli

sdvn_o.jpeg

Para shumë vitesh, Ermira Çausholli prezantonte “Histori Dashurie” në “Vizion Plus”, ku ftonte çifte të famshëm që tregonin historitë e tyre të dashurisë.

Asokohe u zbulua se Çausholli është kushërirë e parë me moderatoren e famshme të “TopChannel”, Xhemi Shehun. Megjithatë, Çausholli më vonë u tërhoq nga prezantimi.

zdfjiov0er.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492