INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të këqijat e jetës në qytet. Rrit rrezikun e paranojës dhe dëgjimit të zërave [VIDEO]

Të këqijat e jetës në qytet. Rrit rrezikun e paranojës dhe dëgjimit të zërave [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 23-05-2017

Të jetuarit në një qytet rrit ndjeshëm rrezikun e përvojave psikotike, siç janë dëgjimi i zërave dhe paranoja. Të rinjtë që rriten në zonat urbane kanë 40 për qind më shumë mundësi të shfaqin episode të tilla krahashuar me moshatarët e e tyre që jetojnë në fshat. Për ata që jetojnë në zonat me më shumë krime, të dhënat ishin edhe më shqetësuese. 62% e tyre kishin përjetuar një psikozë. Ekipi i studiuesve nga Kolegji Mbretëror në Londër dhe Universiteti Duke analizuan 2 mijë 18 vjeçarë në qytetet kryesore në Angli dhe Uells. Studiuesit zbuluan se në mesin e adoleshentëve që jetojnë në qytetet më të mëdha dhe më të populluara, më shumë se një e treta (34 për qind) kanë raportuar simptoma psikotike mes moshës 12 dhe 18 vjeç. Pjesëmarrësit thanë se kishin vuajtur nga psikoza, të cilat përfshinin dëgjimin e zërave, të besuarit se përgjoheshin apo që ushqimi ishte i helmuar. Sipas studiuesve jetesa në qytet mund të përbëjë një rrezik për përvojat psikotike, duke përfshirë një përgjigje të rritur biologjike ndaj stresit, e cila mund të prishë aktivitetin e dopaminës në tru. Dopamina e tepërt është për studiuesit shpjegimi më i mirë biologjik për ata që vuajnë nga sëmundje psikotike të tilla si skizofrenia. Pothuajse një e treta e të rinjve hasin përvoja psikotike në një moment të caktuar, thonë autorët e studimit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0030441284179688