Një ndër zënkat më të bujshme në showbizzin shqiptare ka qenë ai mes Encës dhe Noizyt. Jo se u bë ndonjë sherr i madh, por për fansat u duk një situatë e paqartë se si rrugët e tyre u ndanë ashtu deh nuk munguan deklaratat nga të dyja anët.
Siç u bë me dija para disa muajsh, prishja e marrëdhënieve mes tyre erdhi pasi këngëtarja në një dalje publike tha që suksesin e karrierës e ka nisur e vetme, gjë kjo që acaroi Noizyn i cili pretendonte se ka qenë shtylla kryesore e suksesit të saj.
Mirëpo ajo është e ftuar këtë të hënë në “NIN” përballë Alaudin Hamitit për një intervistë, ku flet haptazi për të gjitha gjërat e jetës së saj personale dhe profesionale.
Enca ka folur për mosmarrëveshjen me Noizyn dhe në momentin kur shfaqet pyetja për reperin, Enca përgjigjet: “Mashkulli ka shumë ego dhe meshkujt në përgjithësi nuk do donin të ishin me një femër që fiton më shumë se ai”.
Pra arsyeja pse Enca dhe Noizy janë zënë është çështje fitimesh?