INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të hënën nis tarifimi i rrugës Milot-Morinë. Njihuni me tarifat

Të hënën nis tarifimi i rrugës Milot-Morinë. Njihuni me tarifat

Publikuar më: 13:39 15-09-2018

Publikohet në Fletoren Zyrtare skema zbritëse e tarifës për përdoruesit e shpeshtë të rrugës Durrës-Kukës pjesë e autostradës Milot-Morinë, tarifë e cila nis në17 shtator.
Skema e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë që përfshin tri kategori:
• Automjetet e banorëve të qarkut Kukës;
• Autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit;
• Automjetet e përdoruesve të shpeshtë.
Në kategorinë I të automjeteve të banorëve të qarkut Kukës përfshihen klasat A e B të automjeteve për përdorim personal të regjistruara në qarkun Kukës.
Këto automjete do të pajisen me OBU-në e sistemit Digital Pass dhe në OBU nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete për familje.

Tarifa e rrugës për 1 (një) kalim për të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun Kukës për klasën A do të jetë 50 (pesëdhjetë) lekë me TVSH dhe për automjetet e klasës B do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH. Kjo tarifë do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 (dyzet e katër) kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime (nëse ky numër tejkalohet, atëherë përdoruesi i OBU-së do të duhet të tarifohet sipas vlerës përkatëse të parashikuar në pikën 11.4.5 të kontratës së koncesionit)”
Në kategorinë II përfshihen autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit. Tarifa e rrugës për këta autobusë do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH për 1 (një) kalim.
Në kategorinë e tretë përfshihen përdoruesit e shpeshtë të autostradës Milot–Morinë, automjetet e të cilëve do të pajisen me OBU-në dhe nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete.
“Lidhur me kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pa dallim mjeti:
Nga 20 (njëzet) deri në 30 (tridhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10 (dhjetë) %; ii. Mbi 30 (tridhjetë) deri në 50 (pesëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20 (njëzet) %; iii. Mbi 50 (pesëdhjetë) deri në 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30 (tridhjetë) %;
Mbi 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40 (dyzet) %.”

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891