INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush helmoi 140 opozitarët? Mjekët heshtin...

Kush helmoi 140 opozitarët? Mjekët heshtin...

Publikuar më: 09:36 29-05-2017

Aktualisht në shërbimin e okulistikës në QSUT, po marrin shërbim 14 pacientë nga 140 që u sëmurën në mitingun e PD. Ata po qëndrojnë të shtruar në spital që të shtunë në mesnatë. Gjendja e tyre është e stabilizuar, por mosnjohja e agjentit shkaktar ka detyruar mjekët që ti mbajnë në spital dhe të monitorojnë nga afër gjëndjen e tyrë për të shmangur ndonjë komplikacion të mundshëm. Pacientët shprehin të njëjtat shenja klinike, të një intoksikacioni (helmimi), por dhe shënja të alergjive si skuqje të syve, dhimbje të syve, marramendje, të vjella, turbullim shikimi, skuqje në zonat e fytyrës dhe qafës, marrje fryme.
Nuk dihet dhe nuk mund të thuhet ende asgjë me siguri se çfarë fshihet pas situatës së krijuar pak orë pas tubimit të mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Dyshimet e para janë për një rrezatim të fortë, por shkohet edhe më tej, duke aluduar mbi përdorimin e lëndëve kimike, gjë që mund të këtë sjellë helmimin e mbështetësve të opozitës.
Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e atyre që po qëndrojnë në spital janë në moshën mbi 50 vjeç, 4 nga të shtruarit u takojnë grupmoshave nga 22 deri në 30 vjeç dhe 1 prej tyre është rreth 18 vjeç, për fat të mirë nuk ka pasur asnjë fëmijë të dëmtuar.
Mjekë deri më tani nuk kanë folur për mediat dhe ia kanë lënë fjalën e fundit Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875