INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të hackerosh edhe armët. Thyhet siguria e armëve, gjuajnë pa OK e sistemit [VIDEO]

Publikuar më: 17:19 28-07-2017

Hakerat thyejnë sigurinë e armëve “inteligjente”  duke  gjuajtur pa miratimin e sistemit.  Gjithçka bëhet e mundur duke përdorur  një magnet të lirë me ndihmën e të cilit hackeri mund të vërë në veprim pistoletën. Armë e zgjuar duhet të jenë më të sigurta se armët tradicionale. Ata janë të dizajnuara të hapin zjarr vetëm kur teknologjia identifikon gjuajtësin nëpërmjet një çipi elektronik ose një gjurme gishtash. Prodhuesit thonë se këto armë mund të ndalojnë të shtënat e rastësishme ose sulmet. Madje kjo lloji teknologjie ka gjetur përkrahjen e zbatuesve të ligjit që thonë se ndihmojnë për të parandaluar kriminelët nga përdorimi i armëve të vjedhura ose të gabuara. Por sidoqoftë, si çdo teknologji, edhe arma “inteligjente” nuk është e pa hackerueshme. Gazetari i teknologjisë së BBC në Amerikën e Veriut u takua me një haker i cili kishte anashkaluar mbrojtjen në një pistoletë të dizajnuar me qëllimin për ta bërë të pamundur që njerëzit e paautorizuar të qëllonin me të. I riu demonstroi sesi arrit të thyente sigurinë e armës.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105