Vetëm dy muaj më parë Amarda Toska solli në jetë vajzën e saj, Sian, e cila që në ditën e parë të lindjes rrëmbeu zemrat e të gjithëve. Pas lindjes të së bijës, Ami i është përkushtuar tërësisht rritjes së saj dhe djalit, Joelit.
Por pavarësisht kujdesit ndaj fëmijëve të saj, Ami nuk harron të kujdeset për pamjen e saj dhe linjat trupore. Edhe pse dy herë mami, moderatorja është në super formë.
E për këtë të gjithë jemi kuriozë të dimë se ku qëndron sekreti i linjave të saj perfekte. E këtë na e ka zbuluar vetë Ami.
Nëpërmjet një video-live në “Instagram”, moderatorja e njohur na ka treguar të gjithëve se mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me aktivitet fizik. E veshur sportive dhe pa grim, Ami ka dalë për vrap në natyrë.
Padyshim aktiviteti sportiv është pika kyçe për një fizik të shëndetshëm... Ami sapo na tregoi sekretin!












23 Oct 2025 





