INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po flasin për ndarjen, por STRESI tregon si e spiunonte e dashura në çdo vend ku shkonte! [FOTO]

Të gjithë po flasin për ndarjen, por STRESI tregon si e spiunonte e dashura në çdo vend ku shkonte! [FOTO]

Publikuar më: 15:42 30-08-2019

Prej disa javësh Stresi dhe Keisi kanë qenë shumë të komentuar në media për shkak të ndarjes së tyre të papritur. Lajmi i ndarjes u zbulua kur Keisi fshiu fotot me Stresin, hoqi mbiemrin e tij nga bio i saj dhe gjithashtu e hoqi reperin nga Instagrami.

Ndërkohë me postimet e tyre në rrjete sociale, ata kanë lënë të kuptohet se ndarja e tyre nuk ka qenë miqësore pasi shpeshherë i hedhin thumba njëri-tjetrit.

Mirëpo Stresi ishte i ftuar së fundmi në emisionin e Roza Latit "Bukë me vete" ku tregoi se gjatë periudhës kur ishte në lidhje kishte spiune që e ruanin ku shkonte dhe çfarë bënte.

"Kam kapur spiunen në club. Më ruante mua në kohën kur isha në lidhje. Dilja unë në club, më merrnin 'Ku je?', unë i thoja 'Në shtëpi'. Spiunia i çonte foto që isha në club. Unë i bëja be që isha në shtëpi, ajo më dërgonte foton. Unë e kuptova se kush ma ka bërë foton se ishin 5 vajza ulur. I shkova aty, ajo tha vetë kush ishte dhe e qortova", tregoi Stresi.

Reperi nuk bëri të ditur sa kohë ka kjo ngjarje, por e vetmja lidhje publike që ai ka bërë është ajo me Kejsin.

pese.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047