INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po flasin për 'ndarjen' e Stresit dhe Keisit, tani reperi i injoron të gjithë me këtë veprim në Instagram [FOTO]

Të gjithë po flasin për 'ndarjen' e Stresit dhe Keisit, tani reperi i injoron të gjithë me këtë veprim në Instagram [FOTO]

Publikuar më: 16:19 15-07-2019

Stresi dhe Keisi janë padyshim një prej çifteve më të përfolur të showbizz-it.

E teksa të dy nuk i kanë kursyer postimet e ëmbla të dashurisë për njëri-tjetrin sa kohë Stresi po vuante dënimin e tij në burg dhe disa ditë pasi ai doli nga burgu, duket se diçka ka ndodhur ditët e fundit.

Keisi ka hequr mbiemrin që ka marrë pas martesës me Stresin në Instagram dhe gjithashtu ka fshirë të gjitha postimet me të, gjë e cila është komentuar gjerësisht në  mediat rozë si shenjë e një ndarje të mundshme mes tyre.

E megjithatë, duket se reperit nuk i kanë bërë përshtypje këto lajme dhe ka vendosur të bëjë një postim të dedikuar për shokun e tij të ngushtë, për ta uruar për ditëlindje. 

hwe4rhbt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051