INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë po e presim! Zbulohen anëtarët e rinj të jurisë në edicionin e 21-të të 'Kënga Magjike' [FOTO]

Të gjithë po e presim! Zbulohen anëtarët e rinj të jurisë në edicionin e 21-të të 'Kënga Magjike' [FOTO]

Publikuar më: 21:51 08-07-2019

Përgatitjet për edicionin e 21-të të “Kënga Magjike” kanë nisur dhe detajet e para kanë filluar të bëhen publike.

Burime për “Indeksonline” kanë zbuluar se këtë vit në juri do të ketë ndryshime në disa prej anëtarëve të saj.

Ata shkruajnë se këngëtaret, Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi dhe Orinda Huta, nuk do të jenë pjesë e jurisë këtë vit, ndërsa Armend Rexhepagiqi dhe Arben Skënderi do të vazhdojnë të bëjnë përzgjedhjet e këngëve.

Burimi shton se deri tani është konfirmuar se këngëtarja Jonida Maliqi është një prej anëtarëve të reja të jurisë, ndërsa jemi në pritje të zbulohen dhe emrat e tjerë.

Këngëtarja, e cila në vitin 2008 fitoi çmimin e parë, këtë vit do të ulet në karriget e jurisë.

Kujtojmë se këtë vit formula e festivalit ka ndryshuar dhe fjala e jurisë do të ketë më shumë peshë. Për këngën fituese, përveç artistëve do të votojnë edhe anëtarët e jurisë.

errhbetbhewrg.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0049600601196289