INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë mendonim se prej 8 vitesh Bleona dhe Ganiu i kishin dhënë fund martesës, por ky detaj surprizues na habiti [FOTO]

Të gjithë mendonim se prej 8 vitesh Bleona dhe Ganiu i kishin dhënë fund martesës, por ky detaj surprizues na habiti [FOTO]

Publikuar më: 14:48 16-07-2019

Lidhja e Bleonës me Gani Bardhën ka qenë një prej më të komentuarave për vite rresht ndër artistët shqiptarë.

Po aq, ishte edhe ndarja e tyre, e cila si rrallëherë u shoqërua me mirëkuptim dhe mbajtje të raporteve solide.

E teksa të gjithë mendonim se ata i kishin dhënë fund martesës së tyre vite më parë, në fakt ligjërisht e me dokumenta nuk rezultonte kështu, të paktën deri më tani. 

Çifti, në regjistrat shqiptarë duket të kenë figuruar të martuar deri këtë muaj, përkundër procedurave të divorcit në Amerikë të zhvilluara në vitin 2011.

Ky detaj befasues është kuptuar nga aktvendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë të cilin e ka siguar ekskluzivisht Prive.al e ku Gani Bardha ka kërkuar njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011 nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.

Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga zt. Bardha, paneli i gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer në SHBA.

Me këtë potez, duket që përfundimisht të mos ketë mbetur asnjë gjurmë e martesës së dyshes së njohur të cilët mbase nga punët respektive e kanë lënë në harresë një detaj të tillë kaq të rëndësishëm në aspektin ligjor.

tuukfyuh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026628971099854