INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë jemi fiksuar me të, por Mc Kresha me tekst të kopjuar? Dasara tregon provat, i paska bërë edhe BLOCK! [VIDEO]

Të gjithë jemi fiksuar me të, por Mc Kresha me tekst të kopjuar? Dasara tregon provat, i paska bërë edhe BLOCK! [VIDEO]

Publikuar më: 19:28 07-12-2018

“Psikopatja jote” tashmë është kthyer në refren për shumë persona dhe padiskutim një ndër këngët pretendente për të fituar edicionin e 20-të të Kënga Magjike. Dhe në natën e dytë gjysmëfinale, Fifi dhe Mc Kresha bënë që të gjithë të këndonin me ta dhe të duartrokisnin pafund performancën e tyre.

Mirëpo e ftuar sot në emisionin e Rudinës, gazetarja e njohur Dasara Karaiskaj është shprehur se pjesa e Kreshës është e kopjuar. Teksa ngriti në piedestal Fifi, duke vënë në pah cilësitë e saj, Dasara tregoi se një mike e saj i kishte çuar tekstin identik të një kënge të huaj "Wyclef Jean - 911 ft. Mary J. Blige" dhe kishte pyetur edhe Kreshën, por ai e kishte bllokuar.

" U zhgënjeva kur një mike më dërgoi tekstin e një kënge të huaj "911" dhe ishte identik si teksti i MC Kreshës, fjalët janë identike. Ajo ja çoi edhe MC Kreshës, por ai e bllokoi. Shpresoj që ai të na japë një përgjigje. S'besoj se kjo do ndikojë në votime. Mbetet një nga këngët e preferuara", u shpreh Dasara.

mgj.png

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613