INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë duan të shkojnë ndërsa ajo u kthye! Flet prezantuesja shqiptare... Lash Amerikën për të dashurin [FOTO]

Të gjithë duan të shkojnë ndërsa ajo u kthye! Flet prezantuesja shqiptare... Lash Amerikën për të dashurin [FOTO]

Publikuar më: 12:58 22-07-2018

Bukuroshja brune ka qenë së fundmi pjesë e emisionit ‘Pushime On Top’, ku ka zbuluar për herë të parë që i është dashur të braktisë Amerikën dhe të vijë të vendoset në Tiranë për të qenë pranë partnerit të saj.

Fioralba Dizdari u bë shumë e njohur për publikun shqiptar pas daljes së saj të parë në ‘ABC News’ ku prezanton motin. Siç dihet Fioralba përpara se të vendosej në Shqipëri ka qenë në Amerikë ku dhe ka ndjekur karrierën e saj si modele.

Mirëpo ndonëse kishte shumë sukses pasi bashkëpunoi me një nga fotografët e njohu, Fadil Berisha, Fioralba vendosi që të braktisë karrierën e saj dhe të vijë në Shqipëri dhe kjo për shkak të dashurisë.

“Unë kisha nisur karrierën time si modele në Amerikë, me një ndihmesë shumë të madhe nga Fadil Berisha. Por, kur krijon një lidhje dashurie është e vështirë, kjo është një nga arsyet përse zgjodha të kthehem në Shqipëri e të vazhdoj të jetoj këtu”, u shpreh ajo.

-640-0-5b5459e8f34ef.jpg-640-0-5b5459eb6af8b.png-640-0-5b5459ec2147b.png

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895