INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të fluturosh në ajër si 'Iron Man', gati të provoni kostumin [VIDEO]

Të fluturosh në ajër si 'Iron Man', gati të provoni kostumin [VIDEO]

Publikuar më: 10:39 19-07-2018

Me siguri të gjithë e keni parë filmin ‘Iron Man’ dhe padyshim shumë prej nesh do të dëshironin të kishin superfuqitë e një heroi. Dhe mesa duket me zhvillimin e teknologjisë edhe ëndërrat dhe dëshirat ekstreme bëhen realitet.

Ju tashmë mund të keni kostumin e Iron Man dhe të fluturoni.Kostumi që shihni në pamje është krijuar nga një tregtar britanik dhe çmimi arrin në 443. 428 dollarë.

Veshja e Iron Man nuk është në shitje vetëm për investitorët por edhe për publikun e gjerë. ‘Iron Man’ i vërtetë dha edhe shfaqjen e tij në rrugët e Britanisë.

9 blerës mund të porosisin një version të kostumit dhe të marrin edhe kurse sesi të fluturojnë me të.

Kostumi peshon rreth 26 kg, dhe është i ndërtuar me pjesë elektronike dhe teknologjinë 3D. Duke funksionuar me karburant apo naftë pajisja arrin shpejtësinë deri në 32 milje në orë dhe mund t’ju çoj në lartësinë rreth 3 metra.

Specialistët shprehen se ju mund të qëndroni në ajër 3 deri në katër minuta ndërsa në ditët më të ftohta mund të qëndroni në ajër deri në 9 minuta.

Ata shtojnë se duhen marrë parasysh edhe pasojat e të fluturuarit pa krahë megjithatë kuriozët mund ta shohin kostumin në dyqan dhe të shijojnë një version të realitetit virtual.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045