INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të fluturosh mbi ujë/ Flyboarders-at tentojnë të fitojnë një rekord të ri Guinness

Të fluturosh mbi ujë/ Flyboarders-at tentojnë të fitojnë një rekord të ri Guinness

Publikuar më: 12:10 03-06-2019

Flyboarding është një nga sportet e reja të ujit që po preferohet shumë nga të apasionuarit e sporteve ekstreme.
Së fundmi 54 Flyboarders-a kanë dhënë një shfaqje mbi ujë, në tentativë për të thyer Rekordin Guinness të vendosur nga francezët në vitin 2015.

Edhe pse nuk arritën ta thyenin rekordin e mëparshëm, atletët e ujit kënaqën publikun në qytetin Konakova të Rusisë për rreth 30 minuta.

Flyboarders-at të cilët performuan ishin nga 17 vende të botës, duke përfshirë Korenë e Jugut, Francën, Norvegjinë dhe Rusinë. Ata morën pjesë në “Fly Fest”, një nga garat e përvitshme të sportit që u zhvillua nga data 29 maj deri në 2 qershor.

Rekordi i parë Guinness për Flybording u fitua në vitin 2015 kur 58 francezë u ngritën njëherësh në ajër dhe performuan njëkohësisht me njëri tjetrin. Ky rekord qëndron ende në fuqi.

Flyboard si sport ka lindur në Francë në vitin 2012. Ai i jep mundësi atletëve që të performojnë në ajër ushtrime aerobie, fal ndihmës së ujit me presion që prodhohet nga një pompë, e vendosur në lum apo det, si dhe një tubi plastik të përthyeshëm, rreth 25 m i lartë. Përveçse si sport, flyboard po praktikohet për qejf dhe nga turistët që duan të provojnë pak adrenalinë në sezonin veror.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979