INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Të fiksuar pas lojës me fatin” / Rastet e fituesve dhe humbësve në llotari [VIDEO]

Publikuar më: 20:09 27-01-2017

Bixhozi dhe lojërat e fatit, ndonjëherë mund edhe të të sjellin ndonjë fitim në para, por ato shtojnë dëshirën për të fituar edhe më shumë, gjithnjë e më shumë… Kështu, duke vazhduar të luash, behesh i varur prej tyre. Por cilat jane rastet ekstreme te lojerave te fatit?

Një biletë lotarie e blerë vetëm 15 euro, i ka ndryshuar jetën një shqiptari në Belgjikë. 45-vjeçari shqiptar, baba i 4 fëmijëve, jeton bashkë me familjen e tij në Bruksel. 45-vjeçari shqiptar, punonjës i një kompanie pastrimi në Bruksel, pas hedhjes së goglave në shorte, është bërë milioner, duke fituar jo pak, por plot 168 milionë euro.

I akuzuari për vjedhjen e Bankës se Shqipërisë, Ardian Bitraj, dyshohet se ka lene ne lloto sportive deri ne 2 miliard leke te vjetra, ndërkohë që shuma e vjedhur në Bankën e Shqipërisë është vetëm 713 milion.Kjo shumë mendohet se është harxhuar gjate kohës kur po zhvillohej Kampionati Botëror i futbollit. Ky është përfundimi në të cilin ka dale prokuroria lidhur me destinacionin kryesor te parave te vjedhura nga thesari i Bankës se Shqipërisë.

Ekspertet shprehen se bixhozi është mjeti me efikas për shkatërrimin e pasurisë.  Sipas tyre edhe pse mund te fitohen shuma marramendese, askush nuk ka dalë i fituar nga lojërat e fatit, pasi ne shumicen e rasteve i rifut ne loje fitimet derisa i humbet.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771