INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të festosh dhe ndryshe! Suprizat e Ditës së Trashëgimisë Kulturore

Të festosh dhe ndryshe! Suprizat e Ditës së Trashëgimisë Kulturore

Publikuar më: 11:19 27-09-2017

Dita Kombëtare e Trashëgimisë këtë vit në vendin tonë do të jetë një organizim shumë ndryshe. E vjetra me vlerat e saj historike dhe e reja moderne do të shkrihen dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Qendra Ti pritet të mbajnë aktivitete të shumta për çdo grupmoshë. Madje për rreth një javë do të mbahet dhe një ekspozitë e hapur për publikun. Projekti mban firmën e organizatës Ti Center me një staf profesionistësh dhe eventi do të nisë në datën 29 shtator. Çfarë është Dita Kombëtare e Trashëgimnisë? Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore festohet çdo vit më 29 shtator. Në themel të kësaj dite qëndron akti patriotik dhe atdhetar i ushtarakëve: Kamber Bënja, Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët ndaluan plaçkitjen dhe vjedhjen e objekteve arkeologjike të parkut të Apollonisë, në vitin 1916, gjatë Luftës së I -rë Botërore. Festimet për herë të parë, të datës 29 shtator, si Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore nisën të marrin jetë në Shqipëri në vitin 2003. Çdo vit kjo ditë vjen në formën e përkujtimeve të heronjve, të kujtesës të traditave tona shekullore nga më të ndryshmet, si punimet artizane, pikturat, shkrimet e para deri në ato të sotmet që mund të quhen moderne. Ndaj në çdo fund shtatori evente janë të shumta. E ky i këtij vit do jetë më i gjatë në kohë, pasi do të mbahet për disa ditë me rradhë e organizimi i është lënë në dorë Qendrës Ti. Kush është Qendra Ti? Ti Institute është një organizëm, që ndihmon në formimin e identitetit, stilit, modës, kulturës përmes shërbimeve të ndryshme, si kurse profesionale, studio bukurie dhe fotografie, mjekësi dhe ekstetike. Gjithashtu spikat dhe në prezantime të artzanëve të ndryshëm, që kanë ruajtur vlerat e trashëgimisë. Nën moton: Ne jemi, çfarë besojmë, si sillemi, çfarë veshim, çfarë bëjmë, kjo organizatë spikat për drejtimin e shumë qytetarëve drejt shumë profesioneve duke iu zbuluar dhe evokuar talentet, me qëllim, që ata të arrijnë suksese.

julja_1.png

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377