INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të fejuar? E quante ''e bukura e dheut'', Gaz Paja kapet ''MAT'' me të dashurën bukuroshe! Ja kush është ajo! [FOTO]

Të fejuar? E quante ''e bukura e dheut'', Gaz Paja kapet ''MAT'' me të dashurën bukuroshe! Ja kush është ajo! [FOTO]

Publikuar më: 18:26 25-11-2018

Prej disa kohësh, aktori i njohur Gaz Paja është duke shijuar një histori të bukur dashurie me një vajzë bionde.

Vetë Paja, nuk ka dashur të jap shumë detaje rreth bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën, por në një intervistë para disa muajsh ai e cilësoi atë si “E bukura e dheut”. Siç u zbulua nga disa media online vajza në fjalë quhet Ira Seferi dhe çifti janë parë gjatë verës në Dhërmi në biznesin e aktorit.

Ndonëse nuk janë parë shpesh në publik, aktori i njohur i humorit dhe e dashura e tij Ira, ishin së fundmi në mbrëmjen e çmimeve “Kult”, nga ku është shkëputur edhe fotoja e mëposhtme e publikuar nga “Panorama Plus”.

“Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në proçesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë“.- ka rrëfyer Gazi gjatë asaj interviste.

ira.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043