Je në listën e shenjavë që duan veten deri në admirim?
GAFORRJA
Gaforret janë të njohura për natyrën e tyre emocionale dhe të ndjeshme. Ndërsa të tjerët mund ta konsiderojnë këtë një dobësi, ata e shohin krejt ndryshe.
Për Gaforren, të tregosh emocionet nuk është shenjë dobësie, por guxim. Ajo ndihet mirë me faktin që nuk ka nevojë të fshehë atë që ndien dhe e konsideron sinqeritetin emocional një nga cilësitë e saj më të forta.
LUANI
Nëse ka një shenjë që rrallë vuan nga mungesa e vetëbesimit, ai është Luani.
Luanët kanë bindjen se janë qendra e vëmendjes dhe shpesh e shohin veten si personazhin kryesor kudo që ndodhen. Ata besojnë se kanë shumë për të ofruar dhe nuk e kanë problem ta shfaqin këtë bindje.
Për një Luan, pyetja “Çfarë do të ndryshoje te vetja?” mund të marrë një përgjigje shumë të thjeshtë: asgjë!
PESHQIT
Peshqit nuk kanë nevojë të ndjekin turmën për t'u ndier mirë me veten. Përkundrazi, ata e shijojnë faktin që janë ndryshe nga të tjerët.
Kjo shenjë ka një mënyrë të veçantë për ta parë botën dhe shpesh krenohen pikërisht me veçantinë e tyre. Nuk kanë dëshirë të përshtaten me çdo kusht dhe preferojnë të ruajnë individualitetin, edhe kur kjo i bën të dallohen nga turma.
