INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të dashuruar kokë e këmbë! Ja çfarë ka bërë Selena Gomez për The Weeknd [FOTO]

Të dashuruar kokë e këmbë! Ja çfarë ka bërë Selena Gomez për The Weeknd [FOTO]

Publikuar më: 13:56 08-10-2017

Është shumë e qartë se Selena Gomez dhe The Weeknd janë të fiksuar pas njëri-tjetrit. Këtë na e tregojnë më së miri në rrjetet sociale ku realizojnë selfie të bukura dhe mbi të gjitha kombinojnë veshjet e tyre. Prej kohësh na e kanë vërtetuar që lidhja e tyre nuk ishte thjesht sa për show, por po forcohet çdo ditë e më shumë. Ata rrallë komentojnë për lidhjen e tyre në  publik por nuk janë aspak të turpshëm kur bëhet fjalë për t’u treguar botës se sa të dashuruar janë.

E këtu përfshihet edhe fakti që fluturojnë milje larg për të qenë bashkë edhe pse janë shumë të angazhuar me punën e tyre.

Të gjithë e mbajmë mend kur The Weeknd bëri një udhëtim 11.5 orësh nga Parisi për në Los Angeles për të festuar ditëlinjen e Selenës me të dhe tani këngëtarja e njohur po i kthen “nderin”. Selena bëri një udhëtim prej 2400 miljesh nga New York në Vancouver për ta kaluar fundjavën me të dashurin e saj kanadez.

Një fans i tyre i kapi “mat” duke ecur të kapur dorë për dore dhe të përqafuar në rrugët e qytetit kanadez. Sa të dashuruar që janë! 

collagevale.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004080057144165