INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ''çmendur'' pas internetit/ Shifra rekord, ja sa abonentë shqiptarë ka

Të ''çmendur'' pas internetit/ Shifra rekord, ja sa abonentë shqiptarë ka

Publikuar më: 11:07 09-04-2019

Përdorimi i internetit po rritet nga viti në vit dhe kjo pasqyrohet dhe në vendin tonë. Numri i abonentëve që përdorin internetit në Shqipëri arriti një shifër rekord në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, numri i abonentëve të internetit me linja fikse, në fund të dhjetorit 2017 ishte mbi 361 mijë.

Ndërsa gjatë vitit 2018, numri i abonentëve u rrit me afro 23%.

Thënë ndryshe, në një vit, janë shtuar afro 67 mijë abonentë të rinj të shërbimit të internetit. Pjesa më e madhe e tyre shfrytëzojnë lidhjen për të marrë më shumë se një shërbim komunikimi, duke përfshirë edhe telefoninë fikse dhe televizionin.

Numri i abonentëve që marrin të paktën dy prej këtyre shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 225 mijë, në rritje vjetore me afro 13%. Prej tyre, 107 mijë abonentë marrin njëherësh tre shërbime përmes një lidhjeje të vetme.

Përfshirja e platformave televizive me pagesë i ka dhënë një shtysë edhe më të fortë zgjerimit të shërbimeve të integruara të komunikimit.

Gjithsesi abonentët më të mëdhenj të internetit përqendrohen në qendrat urbane të zhvilluara, pasi depërtimi ende relativisht i ulët i linjave fikse ngelet një pengesë për të rritur numrin e tyre në zonat rurale.

Article Logic
Execution time: 0.0043759346008301