INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna tha që talenti, por çfarë e bën të veçantë Rinën? Ja si përgjigjet ajo! [FOTO]

Tayna tha që talenti, por çfarë e bën të veçantë Rinën? Ja si përgjigjet ajo! [FOTO]

Publikuar më: 19:31 12-10-2018

Rina Balaj është një nga reperet më të suksesshme dhe më seksi të momentit e cila me muzikën e saj ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave. Ka pak muaj që është bërë pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe ka arritur që të kthehet në një figurë shumë të lakuar në mediat rozë. Madje këngëtarja pas bashkëpunimit me reperin Fero duket se po prek majat e suksesit dhe së fundmi është përfshirë në një “luftë” me Taynan.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për bordo.al ku i është përgjigjur disa pyetjeve dhe njëra prej tyre është:

Në një kohë të shkurtër jeni një emër i përfolur i rrepit, çfarë ju bën të veçantë?

“Brenda një kohe shumë të shkurtër kam arritur të bëhem një emër shumë i lakuar në rrep, e sigurisht që këtu ka ndikuar shumë kompania që më menaxhon. Mendoj se ajo që më dallon është stili dhe zëri im.”

Ndërkohë që Tayna para pak javësh për të njejtën pyetje u përgjigj:

“Përderisa nga të gjitha rashë në sy unë, domethënë që talenti luan ron shumë të rëndësishëm edhe është diçka që më bën të dalloj nga të tjerat. Pastaj mbështetja e njerëzve luan rol shumë të rëndësishëm, edhe pa ata nuk kisha qenë këtu ku jam. Kombinimi i dyjave më kanë sjell suksesin”, u shpreh ajo.

rund.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219