INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna përfshihet në aksident! Menaxheri sqaron situatën, ja gjendja e reperes

Tayna përfshihet në aksident! Menaxheri sqaron situatën, ja gjendja e reperes

Publikuar më: 22:30 01-10-2019

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Prishtinës ka ndodhur një aksident, ku e përfshirë ka qenë reperja e njohur, Tayna.

Menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ka konfirmuar se artistja që ai ka në menaxhim është aksidentuar mbrëmjen e sotme në lagjen Bregu i Diellit. Menaxheri i artistes është shprehur se mjeti i artistes është goditur nga një makinë tjetër. Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime në trup, por vetëm dëmtime të vogla të mjetit më të cilin udhëtonte.

“Po është e vërtetë, ka qenë një aksident i vogël por pa lëndime. Tayna është shumë mirë, fajtor ka qenë personi tjetër që ka godit makinën e Taynës”, ka thënë ai për lajmi.net

Article Logic
Execution time: 0.0030019283294678