INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TAYNA në festën private të reperit tuaj të preferuar AMERIKAN! [FOTO]

TAYNA në festën private të reperit tuaj të preferuar AMERIKAN! [FOTO]

Publikuar më: 18:34 31-01-2020

50 Cent u nderua këtë të enjte me një Yll në “Walk of Fame” në Hollywood si shenjë mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë në muzikën rrep gjatë gjithë karrierës së tij.

CURIT.png

 

Për të festuar rreth kësaj arritje, reperi legjendar organizoi një festë private në një prej bareve të njohura në Los Angelos, miq e kolegë festuan deri në orët e para të mëngjesit bashkë me 50 Cent.

Në të njëjtin ambient ishte e pranishme edhe reperja e njohur shqiptare, Tayna e cila shoqerohej nga Kejvina Kthella dhe ka postuar në instastoryn e saj herë pas here foto e video gjatë mbrëmjes ku ishin mbledhur reperat më të njohur botëror.

Ende nuk dihet nëse reperja shqiptare ka marrë një ftesë nga vetë 50 Cent, apo nëse Tayna ka miq të përbashkët me reperin e njohur, gjithsesi qëndrimi në të njëjtin ambient me emra të njohur të produksioneve muzikore botërore, me siguri do t’i shërbejë Taynas në karrierën e saj.

KEVJO.png

ZAG.png

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043