INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tayna do ta ‘’djegë’’ këtë verë! Pamjet nga klipi i ri do t’ju lënë vërtet pa fjalë

Tayna do ta ‘’djegë’’ këtë verë! Pamjet nga klipi i ri do t’ju lënë vërtet pa fjalë

Publikuar më: 17:29 11-06-2019

Jemi zyrtarisht në sezonin e verës! Nëse nuk e keni kuptuar ende mjafton të shihni këngët e reja në tregun shqiptar.

Tinguj verorë, me pamje nga plazhe, qytete turistike apo nuanca verore.

Kjo periudhë është padyshim edhe një nga të shumëpriturat për artistët, pasi është pikërisht ky momenti kur ata shpalosin “arsenalin” e hit-eve të tyre.

Një prej tyre është edhe Tayna. Reperja mjaft e dashur për publikun paska gati një këngë verore në sirtarin e saj, të cilën shumë shpejt do ta sjellë për të gjithë ne.

Në ditët e sotme ajo ka publikuar edhe fotot e para nga klipi dhe mënyrës se si do të duket në të. Ne e shohim reperen me një kombinim bikinish, në ngjyrë të verdhë me një make-up të veçantë, si dhe një rrjetë nga mesi e poshtë.

Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe sipas burimeve të "Prive", kënga publikohet këtë javë.

tayna_vera.jpg

tayna_2.jpg

tayna_vera_3.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003960132598877