INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Task-Forcë, aksione në tregun e mishit. Panariti:

Task-Forcë, aksione në tregun e mishit. Panariti: "Do mbyllim tregjet pa kushte"

Publikuar më: 16:14 18-01-2017

Task-Forcë do të nis nesër aksionin për për disiplinimin e tregtimit të mishit dhe therjes së kafshëve dhe inspektimin e kushteve në të gjithë territorin e vendit. Lajmi u bë i ditur nga Ministri Edmond Panariti, i cili mblodhi Task-Forcën në një takim ku i pranishëm ishte edhe ministri i Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi. Ministri Panariti kërkoi zbatimin e të gjitha rregullave dhe kritereve për therjen dhe tregtimin e mishin në të gjithë territorin e vendit. Panarit bëri të ditur se do të mbyllen të gjitha tregjet që nuk përmbushin kushtet. Po kështu do të merren masa për të gjithë personat që therin dhe tregtojnë kafshët në rrugë të cilët jo vetëm do të gjobiten dhe sekuestrohet produkti por edhe do të ndiqen penalisht. Ministri i Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë aktorët në mbrojtje të të gjithë zinxhirit të sigurisë ushqimore. Dy ministrat u tërhoqën vëmëndjen krerëve të bashkive për faktin se kanë lejuar që shitja e mishit në tregje, të bëhet në ambjente që nuk plotësojnë kushte dhe që nuk kanë standarte.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049