INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tarifat për studentët, ministrja e Arsimit sqaron procedurën: Jemi të gatshëm për ta hequr nga VKM

Tarifat për studentët, ministrja e Arsimit sqaron procedurën: Jemi të gatshëm për ta hequr nga VKM

Publikuar më: 21:30 05-12-2018

Qeveria është e gatshme të heqë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifën për lëndët e mbartura. Kështu u shpreh në një intervistë ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla.

Ajo shpjegon shqetësimet e studentëve të cilët zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kundër tarifës për provimet e mbartura.

Nikolla sqaroi në Report Tv se është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se qeveria është e gatshme të shkojë drejt heqjes së tarifës nga VKM-ja dhe të jetë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.

Në një dalje publike tjetër. Ministrja e Arsimit, tha se “studentët kanë gjithmonë të drejtë kur protestojnë”, por shtoi se qeveria “ka detyrimin dhe vendosmërinë për të adresuar shqetësimet e tyre kur janë reale”.

“Kam dëgjuar me durim dhe kam qenë e hapur për komunikimin me studentët. Përtej kësaj, kam kërkuar rektorët dhe dekanët për t’i informuar për situatën. Nuk ka asnjë vendimmarrje nga Ministria e Arsimit që del pa u shteruar me ata që do të zbatojnë këto vendime”, tha Nikolla.

Protestën e studentëve për tarifat e reja për kreditet e lëndëve të bartura, Nikolla e shpjegoi kështu: “Vendimi i qeverisë është ngritur me kërkesën e vetë institucioneve të arsimit të lartë, të cilët kanë kërkuar motivimin e rezultateve më të mira në aulat universitare dhe për të demotivuar mbetësit ose përsëritësit. Është incentivë që motivon cilësinë”.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në një lidhje direkte me studion e lajmeve të Top Channel, se “studentët kanë gjithmonë të drejtë kur protestojnë”, por shtoi se qeveria “ka detyrimin dhe vendosmërinë për të adresuar shqetësimet e tyre kur janë reale”.

“Kam dëgjuar me durim dhe kam qenë e hapur për komunikimin me studentët. Përtej kësaj, kam kërkuar rektorët dhe dekanët për t’i informuar për situatën. Nuk ka asnjë vendimmarrje nga Ministria e Arsimit që del pa u shteruar me ata që do të zbatojnë këto vendime”, tha Nikolla.

Protestën e studentëve për tarifat e reja për kreditet e lëndëve të bartura, Nikolla e shpjegoi kështu: “Vendimi i qeverisë është ngritur me kërkesën e vetë institucioneve të arsimit të lartë, të cilët kanë kërkuar motivimin e rezultateve më të mira në aulat universitare dhe për të demotivuar mbetësit ose përsëritësit. Është incentivë që motivon cilësinë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039548873901367