Një ide interesante e çuditshme por e vërtetë.
Ambjentalistët në Liban kanë hedhur 10 tanke ushtarake të vjetra në brigjet e një qyteti bregdetar .
Ky grup ambientalistësh në qytetin libanez të Sidonit ka shpresë se kjo është mënyrë për të tërhequr turistë në rajon, por gjithashtu do të krijojë edhe një parajsë të re për kafshë të egra në Detin Mesdhe.
Ndjekësit panë sesi tanket u zhytën në ujë, 3 km larg bregdetit.
“Kjo do të jetë një parajsë për zhytësit dhe një vend ku mund të zhvillojmë jetën nënujore”, tha për agjençinë e lajmeve AFP, Kamel Kozbar një nga drejtuesit e projektit.
Ai shpreson se algat e detit do të mbulojnë së shpejti tanket, një dhuratë nga ushtria, duke krijuar vizionin e grupit për një “park nënujor” .